Aktualitet

Grabiti nën kërcënimin e armës një shumë parash në market, autori i paidentifikuar

Autori mbetet ende i pa identifikuar, por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

29 Shkurt 2024, 19:40 Nga S.B

 

Grabiti nën kërcënimin e armës një shumë parash
foto ilustruese

KAVAJË- Një vjedhje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Kavajës. Sipas informacioneve të policisë bëhet fjalë për grabitje parash nën kërcënimin e një arme në një market ushqimor në Qerret rreth orës 18:40. Autori mbetet ende i paidentifikuar, por policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:40, në Qerret, Kavajë, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri, ka hyrë në një market ushqimor, ku ka marrë një sasi parash, dhe më pas është larguar.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollin e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për identifikimin e kapjen e autorin dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.

 

qerret grabitje me arme

Sondazh

Poll