Aktualitet

Plagosi dje në Krujë Artan Gogën, vetëdorëzohet në polici 43-vjeçari

Ai qëlloi me armë zjarri ditën e djeshme Artan Gogën i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

29 Shkurt 2024, 17:31 Nga h.k

Plagosi dje në Krujë Artan Gogën, vetëdorëzohet në

KRUJË-është vetëdorëzuar ditën e sotme në polici, autori i plagosjes që ndodhi ditën e djeshme në Krujë. Sipas njoftimit të policisë 43-vjeçari P.M ka shkuar vetë në polici. Ai qëlloi me armë zjarri ditën e djeshme Artan Gogën i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

NJOFTIMI I POLICISË

Ditën e sotme, është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Krujë dhe u arrestua shtetasi P. M., 43 vjeç, banues në Krujë.

Ky shtetas, ditën e djeshme, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin A. G., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

policia e krujes plagosje ne kruje

Sondazh

Poll