Aktualitet

FOTO/ Klodian Tomorri zbulon pronarin përfitues të Eco Tirana, emri i shënuar në regjistrin zyrtar: Stefano nuk e di Casali

Ajo që bën përshytje në foton e publikuar nga Tomorri është emri i pronarit përfitues, i cili është "Stefano nuk e di Casali". 

29 Shkurt 2024, 16:28 Nga I.A
FOTO/ Klodian Tomorri zbulon pronarin përfitues të Eco Tirana, emri i
Klodian Tomorri

TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri ka publikuar regjistrin zyrtar të pronarëve përfituar të kompanisë Eco Tirana, e cila shërben për përpunimin e mbetjeve në Tiranë. Ajo që bën përshytje në foton e publikuar nga Tomorri është emri i pronarit përfitues, i cili është "Stefano nuk e di Casali". Tomorri nuk e ka kursyer ironinë për këtë emër që është shkruar nga zyrtarët shtetëror, për pronarin e Eco Tirana.

Postimi i Tomorrit:

Vazhdojme:
U gjend me ne fund pronari perfitues i Eco Tiranas.
Ky eshte regjistri zyrtar i pronareve perfitues te shtetit shqiptar

Kjo kompani është krijuar nga Bashkia Tiranë për përpunimin e mbetjeve në vitin 2016. 51% e aksioneve të kësa kompanie i ka Bashkia Tiranë, ndërsa 49% të aksioneve i ka Holding AGSM Albania.

klodian tomorri eco tirana

Sondazh

Poll