Aktualitet

Vrasja në Korçë, autori dhe viktima kishin lidhje familjare, ja pista që po hetohet

Mësohet se policia po heton në pistën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare pasi viktimat njiheshin me njeri-tjetrin.

28 Shkurt 2024, 22:50 Nga M.B
Vrasja në Korçë, autori dhe viktima kishin lidhje familjare, ja
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Autori i ngjarjes së rëndë që ndodhi sonte në Korçë është Ilo Lluka. Ai është personi që qëlloi për vdekje 40-vjeçarin Emiljano Pine dhe më pas u vetëvra me të njëjtën armë. Ngjarja në lagjen nr.18 të Korçës. Mësohet se policia po heton në pistën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare pasi viktimat njiheshin me njeri-tjetrin.

Në vendin e ngjarjes sipas burimeve nga policia janë gjetur 4 gëzhoja dhe dyshohet se viktima mund te jetë qëlluar rreth 4 herë duke e lënë të plagosur rëndë si fillim dhe me pas për shkak të plagëve të rënda ka ndërruar jetë në spital.

Njoftim:

Korçë/Informacion shtesë

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 18, Korçë, ju informojmë se grupi hetimor pas veprimeve të kryera me qëllim zbardhjen e rrethanave të saj, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, që qëlloi me armë zjarri 40-vjeçarin E. P., i cili humbi jetën dhe më pas vrau edhe veten me armën e krimit.
Konkretisht autori është shtetasi I. Ll., 61 vjeç, banues në Korçë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Korçë, vijon veprimet për zbardhjen e motiveve dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

korca vrasje

Sondazh

Poll