Aktualitet

Të shtëna me armë në Krujë, raportohet një i plagosur

Ngjarja ka ndodhur në rrugë  "Asim Zeneli" ku personi V.M dyshohet se ka plagosur 57-vjeçarin A.G. Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta.

28 Shkurt 2024, 21:27 Nga h.k
Të shtëna me armë në Krujë, raportohet një i
Foto ilustruese

KRUJË-Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pas ngjarjes në Korçë. Në Krujë është raportuar për një plagosje me armë zjarri, por i plagosuri rezulton jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në rrugë  "Asim Zeneli" ku personi V.M dyshohet se ka plagosur 57-vjeçarin Artan Goga, banor i qytetit. Rrethanat e kësaj ngjarjeje janë ende të paqarta.

NJOFTIMI I POLICISË

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, në rrugën "Asim Zeneli", shtetasi V. M., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin A. G., 57 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

plagosje ne kruje

Sondazh

Poll