Aktualitet

FOTO/ I shtrirë në rrugë dhe i mbuluar me një çarçaf të bardhë, çfarë ndodhi në vrasjen në Korçë

Policia e Korçës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 në rrugën "Koço Goliku", ku ka mbetur i vdekur 40-vjeçari E.P.

28 Shkurt 2024, 21:28 Nga M.B
FOTO/ I shtrirë në rrugë dhe i mbuluar me një
Foto nga vendi i ngjarjes

KORÇA- Një vrasje ka ndodhur në qytetin e Korçës mbrëmjen e sotme. Policia e Korçës ka dhënë detaje nga ngjarja e rëndë ku thuhet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.18 në rrugën "Koço Goliku", ku ka mbetur i vdekur 40-vjeçari E.P.

Sipas njoftimit të policisë autori i vrasjes ka vrarë veten pasi kryer vrasjen dhe ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. 


NJOFTIMI I POLICISË

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 28.02.2024, rreth orës 20:25, në lagjen nr. 18, Korçë, rruga "Koço Golniku", një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri shtetasin E. P., rreth 40 vjeç, banues në Korçë, i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në spitalin e Korçës.

Autori i dyshuar i krimit, pasi ka qëlluar 40-vjeçarin, dyshohet se është vetëvrarë me armën e krimit.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës armën e krimit, gëzhojat. Gjithashtu janë administruar dhe po këqyren pamjet filmike nga kamerat e sigurisë.

Për këtë rast është krijuar një grup i posaçëm hetimor i cili po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin e autorit të ngjarjes.

korca vrasje

Sondazh

Poll