Iu gjet në makinë drogë dhe fenelinë si e policisë, arrestohet i riu në Lezhë
Foto ilustruese LEZHË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Lezhë pasi iu gjet drogë në auto...
Ndërkohë tensione ka pasur në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit.
ELBASAN- Është shtyrë seanca për katër të rinjtë që akuzohen për vrasjen e 15-vjeçarit Fatjon Bici në Gramsh. Shkak i shtyrjes së seancës ishte mosparaqitja e avokateve mbrojtës të personit tjetër të kësaj ngjarje, i cili mbeti i plagosur.
Ndërkohë tensione ka pasur në sallë dhe jashtë gjykatës nga familja e viktimës, Fatjon Bici, të cilët akuzojnë trupin gjykues që qëllimisht shtyn seancat duke i akuzuar për korrupsion dhe sorollatje të qëllimshme të procesit. Pas tensioneve, ka ndërhyrë policia për të qetësuar situatën.
Ngjarja e rëndë ndodhi më 16 maj të këtij viti në qytetin Gramshit. Të miturit akuzohen për veprat penale “Vrasje në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtje pa leje”.
Si ndodhi ngjarja?
16-vjeçari Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.
4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.
Foto ilustruese LEZHË- Një 24-vjeçar është vënë në pranga në Lezhë pasi iu gjet drogë në auto...
Florian Taçi GJIROKASTËR- Ditën e sotme është vënë në pranga ish kreu i Kadastrës në Gjirokastër, ...
Policia franceze FRANCË- Një 30-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet franceze pasi u kap me nj...
Foto ilustruese ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga dhe 5 janë proceduar në gjendje të lirë në Elbasan p&e...
Edvin Prifti TITANË- Ditën e sotme do të mbahej seanca gjyqësore për kardiologun Edvin Prifti. Ndërkohë ësht&e...
Pamje nga aksidenti VLORË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në rrugën Transballkanike të qytetit të...
Paratë e sekuestruara DURRËS- Një 39-vjeçar është proceduar penalisht në Durrës pasi tentoi të nxirrte ...
burgu i drenoves KORÇË- Është emëruar drejtori i ri i burgut të Drenovës. Mësohet se në krye të kë...
foto nga operacioni TIRANË- Një 59-vjeçar është proceduar penalisht, ndërsa djali i tij 29 vjeç është shp...
foto ilustruese LIBRAZHD- Lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta para mesnatenë zonën e Librazhdit. Sipas EMSC, tërmet...