Aktualitet

U vodhën llogaritë në rrjetet sociale dhe po ua keqpërdorin, dy qytetarë denoncojnë në polici rastin

Sipas njoftimit të policisë së policisë mësohet se një 37-vjeçare dhe 57-vjeçare kanë kallëzuar se dikush iu ka vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdor.

28 Shkurt 2024, 11:34 Nga N.F
U vodhën llogaritë në rrjetet sociale dhe po ua keqpërdorin,
Foto ilustruese

ELBASAN- Dy persona janë vënë në pranga dhe 5 janë proceduar në gjendje të lirë në Elbasan për vepra penale të ndryshme. Sipas njoftimit të policisë së policisë mësohet se një 37-vjeçare dhe 57-vjeçare kanë kallëzuar se dikush iu ka vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdor. Pas kallëzimit ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen.

Njoftimi i plotë:

DVP Elbasan/Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 5 të tjerë, për vepra penale të ndryshme. Ditën e djeshme, shtetasja N. S., 37 vjeçe dhe shtetasi V. S., 57 vjeç kanë kallëzuar se iu janë vjedhur llogaritë në rrjete sociale dhe se po iu keqpërdoren. Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike të Policisë së Elbasanit kanë administruar menjëherë 2 kallëzimet dhe vijojnë hetimet për të përcaktuar autorësitë e rasteve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

elbasan arrestim procedim

Sondazh

Poll