Aktualitet

Përfshihet nga flakët një servis makinash në Shkodër

Ngjarja mësohet se është regjistruar sot rreth orës 05:35 në fshatin Shtoj i Ri.

28 Shkurt 2024, 07:48 Nga N.F
Përfshihet nga flakët një servis makinash në Shkodër
Foto ilustruese

SHKODER- Një servis makinash është përfshirë nga flakët në Shkodër. Ngjarja mësohet se është regjistruar sot rreth orës 05:35 në fshatin Shtoj i Ri. Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit ndërsa policia thotë se për pasojë janë djegur pjesë që shërbenin për rregullimin e makinave që ndodheshin brenda servisit, dhe pjesërisht një automjet. Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të rënies së zjarr.

shkoder zjarr servis makinash

Sondazh

Poll