Bota

E rëndë në Turqi/ Vriten 7 gra nga partnerët e tyre, tre prej burrave u vetëvranë pas ngjarjes

Autorët e dyshuar ishin ose partnerët e tyre ose ish-partnerët me të cilët ishin ndarë. Shtatë gratë, të moshës nga 32 deri në 49 vjeç, u vranë me armë ose thika.

28 Shkurt 2024, 07:40 Nga N.F
E rëndë në Turqi/ Vriten 7 gra nga partnerët e tyre, tre
Policia turke

TURQI- Shtatë gra janë vrarë nga partnerët apo ish-partnerët e tyre brenda një dite dje në të gjithë Turqinë. Në total, shtatë gra u vranë brutalisht në Izmir, Bursa, Sakarya, Erzurum, Denizle dhe Stamboll. Autorët e dyshuar ishin ose partnerët e tyre ose ish-partnerët me të cilët ishin ndarë.

Shtatë gratë, të moshës nga 32 deri në 49 vjeç, u vranë me armë ose thika. Tre vrasës u vetëvranë, dy u arrestuan, i gjashti u plagosur gjatë arrestimit ku më pas u dorëzua. Në këtë fazë mbetet i paqartë fati i të shtatit, i cili u arratis nga burgu për të vrarë gruan e tij. Në vitin 2023, platforma për mbrojtjen e të drejtave të grave, kolektivi "Ne do të ndalojmë feminicidet" numëronte 315 vrasje të grave - 65% u vranë në shtëpitë e tyre - dhe 248 vdekje të dyshuara të etiketuara si "vetëvrasje" nga autoritetet. 

Vendi u tërhoq në vitin 2021 nga Konventa e Këshillit të Evropës për Parandalimin dhe Luftimin e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje, ose shkurt Konventa e Stambollit, e cila u kërkon autoriteteve të hetojnë dhe ndëshkojnë plotësisht autorët e sulmeve të dhunshme me viktimat femra. OJQ-të theksojnë se në 15 vjet, i vetmi vit në të cilin u ul numri i femicideve ishte viti 2011, viti kur u miratua Konventa e Stambollit".

 

turqi vrasje

Sondazh

Poll