Bota

6 persona kanë vdekur dhe 26 të tjerë janë plagosur si pasojë e shembjes së ndërtesave në Nigeri

Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon në rrënojat e tre objekteve. Ndërsa arsyeja e shembjes së tyre është e paditur.

27 Shkurt 2024, 21:27 Nga S.N
6 persona kanë vdekur dhe 26 të tjerë janë plagosur si
Foto Ilustrim

NIGERI- Të paktën gjashtë të vdekur dhe 26 të plagosur janë numri i deritanishëm i shembjes së ndërtesave në një qendër tregtare në ndërtim në qytetin Onitsa në Nigerinë juglindore.

Operacioni i kërkim-shpëtimit vazhdon në rrënojat e tre objekteve. Ndërsa arsyeja e shembjes së tyre është e paditur. Mediat lokale shprehin frikë për një numër më të madh viktimash.

Qendra tregtare në ndërtim e sipër synon të ketë rreth 120 dyqane. Shembjet e ndërtesave janë një dukuri e shpeshtë në vendin më të populluar të Afrikës.

nigeri

Sondazh

Poll