27 Shkurt 2024, 19:09
Nga r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se të rinjtë janë më pro europianët dhe janë ata që do të projektojnë më shumë se të gjithë të tjerët, Shqipërinë në Europë dhe ëndërrën e tyre evropiane.
Berisha tha se ata nuk e duan burokracinë, por ata e dinë se shteti ndërtohet me institucione, se rendi bazohet në kushtetutë dhe ligje të drejta dhe demokratike.
Ai shtoi se të rinjtë nuk pajtohen kurrë me shndërrimin sipas tij të parlamentit në strofull të krimit.
PJESË NGA FJALA E BERISHËS:
Miqtë e mi!
Mes të gjitha shtresave, të rinjtë dhe të rejat tanë janë më pro europianët, janë ata të cilët projektojnë më shumë se të gjithë të tjerët, Shqipërinë në Europë dhe ëndërrën e tyre evropiane si ëndrrën më të bukur për Shqipërinë.
Ata nuk mund të pajtohen kurrë me muret që ngre Edi Rama, me vjedhjen e baballarëve të tyre, me vjedhjen e pasurive kombëtare.
Ata nuk mund të pajtohen kurrë që klanet e drogës dhe krimit të votojnë ligje në parlament, të marrin vendime në qeveri.
Ata nuk mund të pranojnë kurrë që klanet e drogës dhe krimit të diktojnë si hanxhar votën e lirë të shqiptarëve.
Jo dhe jo.
Ndaj dhe me 20 shkurt ata mbushën sheshin dhe u garantoj ju se janë ata të cilët do ti japin përgjigjen fatale Edi Ramës dhe narkoshtetit.
Të dashur miq!
Të rinjtë nuk e duan burokracinë, por ata e dinë se shteti ndërtohet me institucione, se rendi bazohet në kushtetutë dhe ligje të drejta dhe demokratike.
Ata nuk mund të pajtohen kurrë në shndërrimin e parlamentit në strofull të krimit të Edi Ramës dhe Lindës së tij, në një institucion që u mohohen të drejtat e përfaqësuesve të 600 mijë shqiptarëve.
Ata nuk mund të pranojnë kurrë që parlamenti të mos lejojë përfaqësuesit e 600 mijë qytetarëve të ushtrojnë kontrollin mbi qeverinë, të ushtrojnë kontrollin mbi vjedhjet e Edi Ramës.
Ata janë të ndjeshëm.
Ata nuk pranojnë kurrë të shohin bashkëmoshatarët e tyre që vërsulen, rrezikojnë jetën çdo gjë me gomone në detra dhe oqeane, ndërkohë që kreu i ekzekutivit kryen në 18 muaj, 142 udhëtime më shumë se çdo kryeministër, se çdo president, se çdo emir, se çdo sulltan në planetin tonë.
Ata nuk pajtohen kurrë me këtë drejtim monist.
Janë fëmijët e diversitetit. Diversiteti është psikologjia e tyre, ndaj ju garantoj se 20 shkurti ishte prova gjenerale e tyre.
Së shpejti vjen dita e tyre, dita e fitores.
sali berisha
Politike
27 Shkurt 2024, 18:53
r.ll
dashnor sula
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend. Sula tha për...
Politike
27 Shkurt 2024, 18:52
r.ll
sali berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalimin para mbështetësve të tij tha se që nga dhjetor...
Politike
27 Shkurt 2024, 17:56
r.ll
genc gjokutaj
TIRANË- Gjykata e Posaçme vendosi shtyrjen e seancës ku do të shyrtohej kërkesa e kreut të PD, Sali Berish&eu...
Politike
27 Shkurt 2024, 16:04
r.ll
sali berisha
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore, ku do të shqyrtohej kërkesa e kreut demokrat, Sali...
Politike
27 Shkurt 2024, 15:57
r.ll
TIRANË- Liderët e Ballkanit Perëndimor do të vijnë në Tiranë më 29 shkurt për të marrë pjesë n&eum...
Politike
27 Shkurt 2024, 15:29
r.ll
gazment bardhi
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes me deputetët demokrat&...
Politike
27 Shkurt 2024, 14:58
M.B
Enkelejd Alibeaj
TIRANA- Deputeti i opozitës, Enkelejd Alibeaj, ka ripërsëritur kushtin për tërheqjen e nenit të faljes ...
Politike
27 Shkurt 2024, 14:55
r.ll
Foto ilustruese
TIRANË-Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Dermokratike, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas mbledhjes me deputet&...
Politike
27 Shkurt 2024, 14:39
N.F
Çlirim Gjat
TIRANË- Anëtari i Këshillit kombëtar të PD-së, Çlirim Gjata në një deklarate ka komentuar...
Politike
27 Shkurt 2024, 14:26
N.F
Eno Bozdo
TIRANË- Anëtari i kryesisë së PD-së, Eno Bozdo gjatë konferencës së sotme të zhvilluar mes drejtuesv...