Politike

Bardhi thirrje Nikollës: Kthe kushtetuetshmërinë në Kuvend, të respektohen të drejtat kushtetuese të opozitës

Bardhi tha se Nikolla duhet të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës.

27 Shkurt 2024, 15:29 Nga r.ll
Bardhi thirrje Nikollës: Kthe kushtetuetshmërinë në Kuvend,
gazment bardhi

TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi pas përfundimit të mbledhjes me deputetët demokratë në selinë blu.

Gjatë deklaratës për mediat, ai i bëri thirrje kryetares së kuvendit, Lindita Nikollës që të kthejë kushtetuetshmërinë në Kuvendin e Shqipërisë, të respektojë dhe të garantojë atë për të cilën është betuar. Bardhi tha se Nikolla duhet të respektojë Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës.

"Nevojën që ka Shqipëria për të pasur një parlament funksional dhe veprimet e paligjshme dhe antikushtetuese të mazhorancës që kanë penguar funksionimin normal të Kuvendit të Shqipërisë. Në emër të grupit parlamentar i bëj thirrje kryetares së kuvendit të kthejë kushtetuetshmërinë në Kuvendin e Shqipërisë, të respektojë dhe të garantojë atë për të cilën është betuar, Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe të drejtat kushtetuese të deputetëve të opozitës, ti japë shansin Shqipërisë si vendi anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në BE, që të ketë institucione funksionale duke nisur nga Parlamenti i Shqipërisë.", tha Bardhi. 

gazment bardhi

Sondazh

Poll