Politike

Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn seancën, shkak mungesa e gjyqtares

Mësohet se shkaku i shtyrjes ishte mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, pasi ishte pjesë e një tjetër trupi gjykues dhe në të njëjtën kohë përfundoi edhe orari zyrtar.

27 Shkurt 2024, 16:04 Nga r.ll
Berisha kërkon heqjen e masës së sigurisë, GJKKO shtyn
sali berisha

TIRANË- Gjykata e Posaçme ka shtyrë seancën gjyqësore, ku do të shqyrtohej kërkesa e kreut demokrat, Sali Berisha për heqjen të masës së sigurisë. 

Mësohet se shkaku i shtyrjes ishte mungesa e gjyqtares Irena Gjoka, pasi ishte pjesë e një tjetër trupi gjykues dhe në të njëjtën kohë përfundoi edhe orari zyrtar. Ndërkohë seanca për revokimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie" ishte parashikuar të mbahej në orën 15:00.

Kujtojmë se ish-kryeministri ndodhet në arrest shtëpie që prej datës 30 dhjetor të 2023, pasi akuzohet si i përfshirë në aferën "Partizani". 

sali berisha gjkko

Sondazh

Poll