Aktualitet

Nën hetim për shpërdorim detyre, Apeli lë në fuqi pezullimin nga detyra të kreut të Kadastrës dhe përgjegjësit të Legalizimeve në Lezhë

Malotaj dhe Shabaku janë vënë nën hetim për “Shpërdorim Detyre".

27 Shkurt 2024, 09:56 Nga N.F
Nën hetim për shpërdorim detyre, Apeli lë në fuqi
Foto ilustruese

LEZHË- Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për pezullimin nga detyra të Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës në Lezhë, Gentian Malotaj dhe përgjegjësit të legalizimeve Artur Shabaku. Malotaj dhe Shabaku janë vënë nën hetim për “Shpërdorim Detyre".

Gjyqtari i çështjes, Astrit Kalaja la në fuqi vendimin pasi e cilësoi të drejtë kërkesën e prokurorisë së Lezhës dhe vendimin e gjykatës së shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për dy zyrtaret.

Të dy zyrtarët e Kadastrës akuzohen se kanë legalizuar një pallat në zonën e Kunës në Shëngjin në kundërshtim me ligjin. Mësohet se në kuadër të hetimit për shpërdorim detyre prokuroria Iva Harka ka kërkuar pezullimin e tyre nga detyra, kërkese që është miratuar nga Gjykata e Lezhës. Vendimi i pezullimit është ankimuar në gjykatën e Apelit Tirane, ndërsa pak ditë me parë u pezulluan dhe 11 punonjës pasi akuzohen për moszbatimin e një vendimi gjykate për mos kthimin në shtet të një sipërfaqe toke të tjetërsuar në zonën e Ranës e së Hedhur në Shëngjin.

gjykata e lezhes artur shabaku shperdorim detyre

Sondazh

Poll