Aktualitet

Ukraina në luftë me Rusinë prej 2 vitesh, Zelensky viziton për herë të parë Tiranën, bashkë me të dhe lidera të BE-së

Lufta e paligjshme ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim.

27 Shkurt 2024, 08:56 Nga h.k
Ukraina në luftë me Rusinë prej 2 vitesh, Zelensky viziton
Foto ilustruese

TIRANË- Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky mbërrin sot për herë të parë në Tiranë në kuadër të samitit për Ukrainën që do të zhvillohet në ambientet e Pallatit të Kongreseve. Në Ukrainë vijon lufta prej dy vitesh pas agresionit rus, si një kërcënim ndaj popullit ukrainas dhe Europës. 

Lufta e paligjshme ruse në Ukrainë, pasojat dhe plani i rritjes ekonomike për Ballkanin Perëndimor janë dy çështjet për diskutim. Në tryezën e përbashkët përveç liderëve të Ballkanit Perëndimor do të jenë edhe përfaqësues nga vende anëtare të Bashkimit Evropian si Italia dhe Greqia. Në bisedimet për paketën financiare të dhënë nga Komisioni Evropian për Ballkanin si mbështetje në rrugën paraanëtarësuse do të jetë edhe komisioneri për zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Pak ditë më parë në një mesazh në platformën “X” kreu i shtetit të Ukrainës vlerësoi mbështetjen e Shqipërisë ndaj Ukrainës dhe shprehu padurimin për një të ardhme më të sigurt për gjithë Evropën. Ngjarjet në Ukrainë  dhe elementët e sigurisë do të përcaktojnë edhe agjendën e Volodymyr Zelenskyt në Tiranë që do të zhvillohet në samitin e 28 shkurtit.

vizita e zelenskyt ne tirane

Sondazh

Poll