Aktualitet

Gjykata e Lartë vendos për çështjen e 21 Janarit/ Kërkesa e familjarëve të Aleks Nikës që SPAK të marrë çështjen shqyrtohet sot

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që çështja të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme.

27 Shkurt 2024, 09:41 Nga h.k
Gjykata e Lartë vendos për çështjen e 21 Janarit/
Foto ilustruese

TIRANË-Dosja "21 janari: do të shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë në orën 13:00, ku pritet të merret përfundimisht një vendim se kujt i takon ta hetojë, Prokurorisë së Tiranës apo SPAK.

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e familjarëve të Aleks Nikës, që çështja të kalojë në dorën e Prokurorisë së Posaçme, duke prishur vendimin e dy shkallëve të mëparshme.

Aleks Nika është një nga 4 protestuesit që u vra nga plumbat e shtetit në protestën e 21 janarit 2011. Do jetë Gjykata e Lartë që me një vendim urdhërues do të vendosë nëse hetimet do t’i vijojë Prokuroria e Tiranës apo do i kalojnë SPAK. 

gjykata e larte 21 janari

Sondazh

Poll