Aktualitet

Detajet nga vendosja e tritolit në Durrës, Policia: Janë shkaktuar vetëm dëme materiale

Si pasojë e hedhjes së lëndës plasëse ajo ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

26 Shkurt 2024, 20:21 Nga h.k
Detajet nga vendosja e tritolit në Durrës, Policia: Janë
Foto ilustruese

DURRËS- Një sasi lënde plasëse është hedhur në pjesën e jashtme të dritares së një banese ditën e sotme rreth ores 19:55 në lagjen numër 4 të qytetit të Durrësit. Mësohet se në banesë nuk banon aktualisht njeri dhe se i përket një personi me inicialet I.K. Si pasojë e hedhjes së lëndës plasëse ajo ka shpërthyer duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 26.02.2024, rreth orës 19:55, në lagjen nr.4, Durrës, në pjesën e jashtme të dritares së banesës së shtetasit I. K., në të cilën nuk banon njeri, është hedhur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e ngjarjes identifikim dhe kapjen e autorit/ve.

durres

Sondazh

Poll