26 Shkurt 2024, 19:11
Nga I.A
Policia
TIRANË- Të gjithë në polici, gardë dhe AMP kanë deklaruar se nuk kanë përdorur aplikacionet SKY dhe Enchro, e megjithatë kjo alibi po hetohet, nëse kanë thënë të vërtetën. Drejtori i përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore gjatë një interviste për TCH njofton se për të poseduar informacion ndaj oficerëve i cilësdo natyrë AMP do të ofrojë një aplikacion publik.
“Aktualisht që ne po flasim nuk ka asnjë punonjës policie që të ketë deklaruar aplikacionin SKY . Ishte vetëm një punonjës i gardës së republikës, por gjatë verifikimit kuptuam se edhe ai kishte bërë lapsus”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i AMP-së Florian Sulejmani.
AMP bën apel çdo qytetari që ka informacion ta ndajë me këtë institucion
“Absolutisht që kemi dyshime dhe ne po hulumtojmë në këtë drejtim”, tha Sulejmani.
Si institucioni që kryen vettingun e oficerëve të policisë, për shkak të ligjit AMP kontrollon vetëm 300 zyrtarë për shkak të funksioneve që mbajnë.
“Një etapë komisioni i jashtëm i vlerësimit ka nxjerrë 70 vendime nga 2018, aktualisht AMP ka 22 vendime. Praktikisht 10 konfirmime në detyrë janë shpallur nga AMP, tha drejtori i AMP Sulejmani.
Por edhe këta në rast se e lënë funksionin si drejtues ata i shpëtojnë vettingut.
“Mundësia për të gjeneruar dokumentacion për pasuritë mbetet sfidë më vete. Është shumë vështirë për dedektuar një pronë të një personi që e ka fshehur, sepse bazohet vetëm mbi dokumente. Pra nuk po flasim për personat e bashkëlidhur. Pjesa tjetër është e vështirë”, tha Florian Sulejmani.
Marrë nga Top Channel
amp florian sulejmani
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 18:51
I.A
Anila Hoxha
TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka zbardhur të tjera detaje nga ngjarja e rëndë në Durrës, sa i takon hetimeve.&nbs...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 18:41
S.N
Foto Ilustrim
ITALI- Një 62-vjeçar shqiptar me inicalet E.H u përplas nga një mjet në autostardën A7 në Castelnuovo n&...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 18:38
I.A
KPA
TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra t&...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 18:23
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Aida [nuk është emri i vërtetë] nuk ia fal vetes që nuk e kuptoi momentin kur e bija nisi të thy...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 18:12
S.N
Foto Ilustrim
BELGJIKË- 4 anëtarë të një familje shqiptare janë dënuar nga Gjykata belge për pjesëmarrje n&eum...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 17:51
h.k
Foto ilustruese
GREQI-27-vjeçari shqiptar, Ymer Haxhiaj, i akuzuar për ndërprerjen me dhunë të shtatzënisë së t&...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 17:43
h.k
Foto ilustruese
ITALI-Vijon të mbetet i mbuluar me mister vrasja e shqiptarit Bledar Dedja në 20 janar në Via Colli në Paderno.
Edhe ...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 17:15
Foto ilustruese
TIRANË-Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin në lidhje me kërkesën e deputetëve të Partisë Demokrati...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 16:03
nensi bogdani
Foto ilustruese
HIMARË-Me flamujt shqiptarë në duar dhe thirrjet: “Shpëtoni Shushicën tonë” , qindra protestues ...
Aktualitet
26 Shkurt 2024, 15:10
I.A
KPK
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi të hënën, pas një seance që zgjati vetëm 30 minuta gjyqtaren Mim...