Aktualitet

Familja shqiptare dënohet nga Gjykata belge për pjesëmarrje në trafikun e drogës

Mediat belge raportuan se njëri prej djemve me inicalet A.B u dënua me 7 vite burg. Vëllai i tij më i vogël 23 vjeç u dënua me 2 vite burg, babi i tyre 57-vjeçar dhe nëna e tyre 52 vjeç u dënuan me 1 vit burg me kusht. Prokurori u shpreh se prindërit e tyre kanë ndihmuar në pastrimin e parave të drogës.

26 Shkurt 2024, 18:12 Nga S.N
Familja shqiptare dënohet nga Gjykata belge për pjesëmarrje
Foto Ilustrim

BELGJIKË- 4 anëtarë të një familje shqiptare janë dënuar nga Gjykata belge për pjesëmarrje në trafikun e kokainës. Kujtojmë se ky rast u zbardh nga operacioni “Sky”. Bazuar në informacinet e marra nga operacioni, policia belge identifikoi figurën qëndrore të një bande që tregëtonte 958 kg kokainë, i cili ishte një 29- vjeçar shqiptar.

Mediat belge raportuan se njëri prej djemve me inicalet A.B u dënua me 7 vite burg. Vëllai i tij më i vogël 23 vjeç u dënua me 2 vite burg ndërsa babi i tyre 57-vjeçar dhe nëna 52 vjeçare u dënuan me 1 vit burg me kusht. Prokurori u shpreh se prindërit e tyre kanë ndihmuar në pastrimin e parave të drogës.

Detektivet arritën të gjenin 56 mijë euro cash në shtratin e prindërve të tij, për të cilat ai tha se janë nga puna e palodhur e tyre. Gjykata belge kreu arrestimet në 14 shkurt. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën edhe armë zjarri. Një prej të arrestuarve me inicialet A.B nuk mohoi se ishte i përfshirë në trafikun e drogës.

belgjike familja shqiptare gjykata belge

Sondazh

Poll