Art&Argëtim

Një art i derdhur në simbolin e karnavaleve/ Historia e Angonit që prej vitesh punon maska që prekin fytyrat e gjithë botës

Çdo vit, Fabrika e Maskave të Artit të Venecias në Shkodër të Shqipërisë prodhon më shumë se 20.000 maska ​​të punuara me dorë, duke përfshirë 1.700 pjesë unike vetëm këtë vit, që do të vishen nga argëtuesit e karnavaleve nga Rio në Tokio.

24 Shkurt 2024, 11:15 Nga h.k
Një art i derdhur në simbolin e karnavaleve/ Historia e Angonit
Foto ilustruese

SHKODËR-Ndërsa festimet e karnavaleve mbahen në të gjithë globin,  një seri e fundit maskash elegante sht duke marr dorn e fundit. Maskat jan të destinuara për ballo, sete filmash dhe festa në rrugë.

Çdo vit, Punishtja e Maskave të Artit të Venecias në Shkodër të Shqipërisë prodhon më shumë se 20.000 maska ​​të punuara me dorë, duke përfshirë 1.700 pjesë unike vetëm këtë vit, që do të vishen nga argëtuesit e karnavaleve nga Rio në Tokio.

Pjesa më e madhe e maskave të krijuara këtë sezon u dorëzuan përtej detit Adriatik në Venecia, ku karnavali i këtij viti iu kushtua Marco Polo - një prej banorëve më ikonë të qytetit me festimet që shënojnë 700 vjet nga vdekja e tij. 

Me pupla, dantella apo kristale Sarovski, maskat veneciane këtë vit janë bërë për të tërhequr të gjithë sytë falë elegancës së tyre shkëlqyese”, tha për AFP pronari dhe artisti kryesor pas Fabrikës së Maskave të Artit në Venecia, Edmond Angoni

Angoni gjithashtu zotëron tetë dyqane në Venecia ku krijimet e tij, kostume, maska ​​të praruara dhe fustane luksoze  shiten deri në 5000 euro (5,350 USD) secila.

Ndër artikujt më të njohur këtë vit janë maskat e mëdha të kafshëve të frymëzuara nga veprat e piktorit austriak Gustav Klimt dhe artistit çek Alphonse Mucha.

Çdo model i ri fillimisht është skalitur në argjilë, më pas lëmohet me shtresa letre mache. Procesi përfshin gati një duzinë faza dhe mund të duhen javë për të përfunduar një pjesë të vetme.

“Çdo maskë ka historinë e vet, shpirtin e vet, misterin dhe magjinë e vet. Mbi të gjitha, çdo maskë është një vepër arti”, tha Gise Zeqo, e cila punon në studio që prej hapjes së saj 27 vite më parë.

Që nga hapja e dyerve të saj në 1997, studioja e Angoni ka prodhuar qindra mijëra maska, përfshirë ato të veshura në thrillerin erotik të Stanley Kubrick Eyes ide Shut, me aktorë Nicole Kidman dhe Tom Cruise.

Nga më e thjeshta tek më ekstravagantet, e madhe apo e vogël, çdo maskë është një pjesë unike, një vepër arti unike”, tha Angoni për AFP .

Krahas maskave klasike të Harlequin dhe Pulcinella që kthehen në Venecia e pjesëve të vjetra, të reja shfaqin fytyrat e Marilyn Monroe dhe Michael Jackson së bashku me personazhet nga hiti i Netflix, Money Heist. Vetëm sallë ekspozite tërheq vizitorë kureshtarë në masë.

Jam në këtë vend jashtëzakonisht të bukur, plot maska”, tha një kliente nga Italia Anna Lisa Manciani, teksa bleu një maskë për veten dhe bashkëshortin e saj.

"Është e vështirë të zgjedhësh”.-prfundoi ajo 

karnavalet edmond agoni

Sondazh

Poll