Bota

Irani dënon bombardimet në Jemen, akuzon SHBA-në dhe Britaninë për përshkallëzim të tensioneve

Huthi kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, që nga nëntori kanë nisur sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, për të cilat ata thonë se janë të lidhura me Izraelin në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës.

26 Shkurt 2024, 08:02 Nga N.F
Irani dënon bombardimet në Jemen, akuzon SHBA-në dhe
Foto ilustruese

IRAN- Irani ka dënuar dje bombardimet e forcave të armatosura të SHBA dhe Britanisë kundër objekteve të rebelëve Houthi në Jemen. Ata më tej kanë akuzuar Uashingtonin dhe Londrën se duan të përkeqësojnë tensionin dhe krizat në rajon. Huthi kontrollojnë pjesën më të madhe të Jemenit, që nga nëntori kanë nisur sulme ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, për të cilat ata thonë se janë të lidhura me Izraelin në shenjë solidariteti me palestinezët në Rripin e Gazës.

Për të kundërshtuar sulmet e tyre, SHBA, aleati kryesor i Izraelit, formoi një koalicion shumëkombësh në dhjetor për të "mbrojtur" anijet në këtë zonë detare me rëndësi strategjike. As koalicioni dhe as bombardimet kundër pozicioneve dhe sistemeve të armatimit Houthi në Jemen nuk i kanë ndalur sulmet e rebelëve jemenas, të cilët konsiderohen të afërt me Iranin.


“Me sulme të tilla, Amerika dhe Britania kërkojnë të rrisin tensionin dhe krizat në rajon, të përhapin fushën e luftës dhe jostabilitetit”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani.

“Këto lloj operacionesh ushtarake arbitrare dhe agresive, përveç se do të përkeqësojnë pasigurinë dhe paqëndrueshmërinë në rajon, nuk do të sjellin asgjë për vendet që i kryejnë ato”, shtoi Kanani.


Ai fajësoi Uashingtonin dhe Londrën për dështimin për të marrë masa të menjëhershme dhe efektive për t'i dhënë fund ofensivës ushtarake të Izraelit në Rripin e Gazës, e cila ka vrarë të paktën 29,692 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, në më shumë se katër muaj.

 

iran jemen shba houthi

Sondazh

Poll