Bota

“Ai tradhtoi mbretëreshën”, Trump për Princ Harry-n: Nuk do ta mbroj siç bëri Biden

Trump ka lënë të kuptohet se ai mund të deportojë Princin Harry nëse rizgjidhet, duke paralajmëruar Dukën e Sussex se ai nuk do ta mbrojë atë siç bëri Joe Biden.

25 Shkurt 2024, 15:08 Nga M.B
“Ai tradhtoi mbretëreshën”, Trump për Princ Harry-n:
Princ Harry dhe Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se familja mbretërore ishte shumë e sjellshme me Princ Harry, duke theksuar se ai nuk do ta mbronte siç bëri Joe Biden. Trump ka lënë të kuptohet se ai mund të deportojë Princin Harry nëse rizgjidhet, duke paralajmëruar Dukën e Sussex se ai nuk do ta mbrojë atë siç bëri Joe Biden. Komentet e Donald Trump vijnë pasi Princi Harry u shfaq në gjykatë për çështjen nëse ai kishte gënjyer në letrat e tij të imigracionit në SHBA për përdorimin e drogës, të cilën ai e pranoi në librin e tij “Spare”.

Sfida ligjore është ndjekur nga Fondacioni Heritage kundër Departamentit të Sigurisë Kombëtare të Joe Biden. Ata pretendojnë se sipas ligjit të imigracionit të Shteteve të Bashkuara, provat e përdorimit të drogës në të kaluarën mund të përdoren si arsye për refuzimin e vizës.

“Unë nuk do ta mbroja atë. Ai e tradhtoi mbretëreshën. Kjo është e pafalshme", theksoi Donald Trump.

princ harry donald trump

Sondazh

Poll