25 Shkurt 2024, 14:03
Nga M.B
Pjesëtarë të KFOR-it në Zveçan - pjesa veriore e Kosovës.
KOSOVA- Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, njoftoi të dielën se i ka tërhequr njësitë e veta nga ndërtesa e komunës së Zveçanit, duke vlerësuar se gjendja e sigurisë në qytetin verior të Kosovës është stabilizuar. Në një komunikatë për media, KFOR-i, megjithatë, tha se këto njësi nga Batalioni i Forcave Operacionale Rezervë do të mbesin në këtë pjesë të vendit “për të kryer patrullime të rregullta, në mënyrë që të garantojnë mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit” që jetojnë në komunën e Zveçanit. Në fillim të vitit të kaluar, NATO-ja kishte njoftuar për shtimin e 700 trupave të këtij batalioni në veri, pas rritjes së dhunës dhe tensioneve në këtë pjesë të vendit.
Tensionet në veri të Kosovës filluan të rriten më 26 maj 2023, kur serbët në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok kundërshtuan hyrjen në ndërtesa komunale të kryetarëve të rinj shqiptarë - të zgjedhur në zgjedhjet e prillit të atij viti. Këto votime ishin bojkotuar nga serbët lokalë dhe partitë serbe. Dhuna kulmoi në Zveçan më 29 maj 2023, kur protestuesit serbë u përleshën me forcat e misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR. Dhjetëra ushtarë dhe protestues u plagosën gjatë përleshjeve. KFOR-i ka aktualisht mbi 4.400 ushtarë në Kosovë./ REL
kfor kosova
Bota
25 Shkurt 2024, 13:40
M.B
Foto ilustruese
FLORIDA- Legjislatura e kontrolluar nga republikanët e Floridas ka miratuar masën që ndalon këdo nën mosh&eum...
Bota
25 Shkurt 2024, 12:45
M.B
Një grua duke vendosur lule në nderim të Alexei Navalnyt në monumentin për viktimat e shtypjes politike. Moskë, 21 shkurt 2024.
...
Bota
25 Shkurt 2024, 11:37
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Një fluturim i 'American Airlines' për në Çikago u desh të kthehej në Albuquerque Internati...
Bota
25 Shkurt 2024, 11:31
M.B
Alyaksandr Lukashenka
BJELLORUSIA- Bjellorusia po mban sot zgjedhje parlamentare dukshëm të kontrolluara dhe nën mas...
Bota
25 Shkurt 2024, 11:01
I.A
Policia
KOSOVË- Policia e Kosovës njoftoi të dielën herët se e ka zbuluar një laborator droge në një fshatë n&...
Bota
25 Shkurt 2024, 09:52
I.A
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ndaj 18 caqeve të grupit rebel, Huthi, në Jemen t&eu...
Bota
25 Shkurt 2024, 09:40
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Dy vjet pas pushtimit rus të Ukrainës, Moska ka gjetur një mënyrë për t'i mbijetuar sanksioneve të ...
Bota
25 Shkurt 2024, 09:12
I.A
Ukraine
UKRAINË- Njëzet e katër shkurti i vitit 2022 solli në Evropë luftën, për herë të parë që nga...
Bota
25 Shkurt 2024, 08:47
I.A
Mati Diop
GJERMANI- Berlinalja, një ndër festivalet më të tregojë ndërkombëtarë të filmit, përsëri &...
Bota
25 Shkurt 2024, 08:34
I.A
Donald Trump
SHBA- Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas një fitoreje masive ndaj Nikki Ha...