25 Shkurt 2024, 12:45
Nga M.B
Një grua duke vendosur lule në nderim të Alexei Navalnyt në monumentin për viktimat e shtypjes politike. Moskë, 21 shkurt 2024.
RUSIA- Së paku 32 njerëz u arrestuan në Rusi më 24 shkurt, për shkak se po bënin homazhe për liderin e ndjerë opozitar rus, Alexei Navalny, dhe po e shënonin dyvjetorin e pushtimit të Ukrainës nga Moska. Sipas grupit për të drejte njeriut, OVD-Info, ata u arrestuan gjatë përkujtimeve në nëntë qytete ruse. Njëzet e shtatë nga të arrestuarit kishin vendosur kurora me lule për nder të Navalnyt, i cili vdiq nën rrethana të paqarta më 16 shkurt në një burg të largët rus në Arktik. Njëzet gra të ushtarëve rusë, të cilat po merrnin pjesë në një tubim të thirrur nga një grup për trajtim më të mirë të rekrutëve, u arrestuan së bashku me tre persona që po protestonin kundër luftës. Dje u bënë dy vjet prej se Rusia e nisi pushtimin e paprovokuar dhe të jashtëligjshëm të Ukrainës. Kjo lufta ka sjellë pasoja shkatërruese për njerëzit në Ukrainë. Sipas të dhënave që publikuan Kombet e Bashkuara në nëntor të vitit të kaluar, mbi 10.000 civilë u vranë, në mesin e tyre mbi 560 fëmijë. Shifrat reale, megjithatë, besohet të jenë shumë më të larta.
Autoritetet ruse i kanë shtypur vazhdimisht protestat kundër asaj që Moska e quan “operacion ushtarak” në Ukrainë dhe kanë arrestuar qytetarët që e kanë kundërshtuar luftën e tyre atje. Ndërkohë, në ditët pas njoftimit për vdekjen e Navalnyt, policia ruse i ka shtypur përpjekjet për ta përkujtuar vdekjen e tij, duke i larguar memorialet e improvizuara për nder të tij në disa qytete ruse, si dhe duke i arrestuar qindra njerëz. Navalny ka qenë kritiku më i madh i liderit rus për vite të tëra. Në gusht 2020, Navalny ishte helmuar me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë e kishte fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim. Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg./ REL
alexei navalny rusia ukraina
Bota
25 Shkurt 2024, 11:37
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Një fluturim i 'American Airlines' për në Çikago u desh të kthehej në Albuquerque Internati...
Bota
25 Shkurt 2024, 11:31
M.B
Alyaksandr Lukashenka
BJELLORUSIA- Bjellorusia po mban sot zgjedhje parlamentare dukshëm të kontrolluara dhe nën mas...
Bota
25 Shkurt 2024, 11:01
I.A
Policia
KOSOVË- Policia e Kosovës njoftoi të dielën herët se e ka zbuluar një laborator droge në një fshatë n&...
Bota
25 Shkurt 2024, 09:52
I.A
foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme ndaj 18 caqeve të grupit rebel, Huthi, në Jemen t&eu...
Bota
25 Shkurt 2024, 09:40
I.A
Vladimir Putin
RUSI- Dy vjet pas pushtimit rus të Ukrainës, Moska ka gjetur një mënyrë për t'i mbijetuar sanksioneve të ...
Bota
25 Shkurt 2024, 09:12
I.A
Ukraine
UKRAINË- Njëzet e katër shkurti i vitit 2022 solli në Evropë luftën, për herë të parë që nga...
Bota
25 Shkurt 2024, 08:47
I.A
Mati Diop
GJERMANI- Berlinalja, një ndër festivalet më të tregojë ndërkombëtarë të filmit, përsëri &...
Bota
25 Shkurt 2024, 08:34
I.A
Donald Trump
SHBA- Donald Trump është një hap më afër nominimit presidencial republikan pas një fitoreje masive ndaj Nikki Ha...
Bota
25 Shkurt 2024, 08:24
I.A
Benjamin Netanjahu
IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu i paraqiti kabinetit të sigurisë një plan politik për të ardh...
Bota
25 Shkurt 2024, 08:13
I.A
Lideret
TIRANË- Liderët e Bashkimit Evropian (BE) dhe liderë të tjerë perëndimorë, si dhe personalitete mbërrit&eum...