Aktualitet

VIDEO/ Shkodra feston sonte karnavalet me spektakël dritash dhe kostumesh

Tradita e karnavaleve në Shkodër daton që në vitin 1864, ndërkohë që zbukurimet me një dekor shumëngjyrësh kanë përfshirë gjithë qytetin.

24 Shkurt 2024, 21:55 Nga r.ll
VIDEO/ Shkodra feston sonte karnavalet me spektakël dritash dhe kostumesh
karnavalet ne shkoder

SHKODËR- Mbrëmjen e sotme Shkodra dhe qytetarët e saj po festojnë karnavalet. Fasada e bashkisë u ndriçua nga spektakli i ngjyrave të shumta. I pranishëm në Shkodër është edhe kryeministri Edi Rama dhe familja e tij. Në pamjet e ndara në rrjetet sociale, Rama shihet i shoqëruar edhe nga kryebashkiaku Benet Beci dhe nga qytetarë të shumtë të Shkodrës.

Tradita e karnavaleve në Shkodër daton që në vitin 1864, ndërkohë që zbukurimet me një dekor shumëngjyrësh kanë përfshirë gjithë qytetin. Karnavalet, të kthyera tashmë në traditë, kanë nisur prej të premtes do të zgjasin deri të dielën ku të do të kulmojnë me spektaklin e karvanit të karnavaleve që do të përshkojë rrugët dhe rrugicat e Shkodrës. Në mbyllje të karnavaleve do të ndizet zjarri që simbolizon djegien e fenomeneve negative duke pritur ardhjen e stinës së Pranverës.

karnavalet ne shkoder

Sondazh

Poll