Sport

VIDEO / Roma-Feyenoord 5-3, verdhekuqtë kalojnë më tej falë penalltive!

Në “Olimpiko” të Romës pas golave të Gimenez dhe Pellegrini të dyja skuadrat nuk bën asgjë për të evituar kohën shtesë apo edhe ruletën e penalltive që nxorri fitues Italianët e De Rosit.

23 Shkurt 2024, 00:10 Nga DOSJA
VIDEO / Roma-Feyenoord 5-3, verdhekuqtë kalojnë më tej falë

ITALI - Misioni i kryer për Romën në Europa League. Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë, në ndeshjen e dytë të kualifikuese, skuadra e drejtuar tashmë nga Daniele De Rossit mundi Feyenoord 5-3 me penallti dhe u kualifikua në raundin e 16-të.

Në "Olimpico" në pjesën e parë, një ndeshje e barabartë pa shumë raste shënimi nga të dyja skuadrat, ndërkohë që u shënua nga një gol për secilin ekip. Holandezët e thyen menjëherë ngërçin me Gimenez që në fillim të takimit, në minutën e 5-të, ndërkohë që për italianët ishte Pellegrini që barazoi pas 10 minutave, saktësisht në minutën e 15-të.

Ndërkohë pjesa e dytë thuajse nuk pati fare histori, nuk u shënua asnjë gol duke u mbyllur i gjithë takimi me golat e shënuar që në fillim të ndeshjes, duke e çuar gjithçka në kohën shtesë dhe më pas tek gjuajtjet e 11-metërshave.

Penalltia e Zalewskit ishte vendimtare edhe në një seri gabimesh që u bënë duke filluar tek Lukakut dhe pritjeve falë një super Svilar mbi Hancko dhe Jahanbakhsh.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll