Bota

VIDEO/ "Pushtohet" nga flakët brenda pak minutash pallati 14-katësh në Valencia, situata doli jashtë kontrolli, plagosen 7 persona

Nga videot që po qarkullojnë në rrjet duket pallati i pushtua nga zjarri i cili një pjesë është shkrumbuar ndërsa pjesa tjetër është nën pushtetin e flakëve.

22 Shkurt 2024, 21:48 Nga N.F
VIDEO/ "Pushtohet" nga flakët brenda pak minutash pallati
Pamje nga pallati i djegur

SPANJË- Një kompleks banimi 14-katësh në Valencia është përfshirë nga flakët. Nga videot që po qarkullojnë në rrjet duket pallati i pushtua nga zjarri i cili një pjesë është shkrumbuar ndërsa pjesa tjetër është nën pushtetin e flakëve. Nga ndërhyrja e shpejtë është bërë e mundur nxjerrja jashtë e banorëve ndërsa zjarri më pas u përhap me shpejtësi.

Sipas raportit të TVE-së, të paktën shtatë persona u plagosën përfshirë edhe zjarrfikës të cilët u dërguan në spital me djegie ose probleme me frymëmarrjen. Megjithatë, deri më tani nuk ka raportime për viktima. Banorëve iu kërkua që të mos i afrohen vendndodhjes së zjarrit dhe zonave përreth, pasi mund të jenë të rrezikshme dhe të lehtësojnë punën e ekipeve të emergjencës. Autoritetet spanjolle kanë pohuar se së shpejti do të nisin hetimet dhe të dhënat e para do të zbardhen gjatë ditës së nesërme.

zjarr pallat spanje plagosje

Sondazh

Poll

Bota 22 Shkurt 2024, 21:35 h.k

Tsipras kërkon të rimarrë partinë

Foto ilustruese GREQI-E majta greke është në krizë që prej humbjes së zgjedhjeve parlamentare të qershorit. Ish-lideri ...