Aktualitet

Dhunoi, drogoi dhe i shkaktoi abortin të dashurës 19-vjeçare, zbulohet identiteti i shqiptarit në Greqi

I riu është arrestuar dhe akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij, Athina Marulas.

22 Shkurt 2024, 09:13 Nga M.B
Dhunoi, drogoi dhe i shkaktoi abortin të dashurës 19-vjeçare,
Foto ilustruese

GREQI- 27-vjeçari Ymer Haxhiaj, nga Cakrani i Fierit, është shqiptari për të cilin u raportua se kishte dhunuar, droguar të dashurën 19-vjeçare në Greqi që ajo të abortonte, teksa ishte 2 muajshe shtatzanë. I riu është arrestuar dhe akuzohet se ka dhunuar të dashurën e tij, Athina Marulas.  Mësohet se fillimisht çifti bashkëjetoi për disa kohë, por duket se kanë nisur edhe mosmarrëveshjet, ndaj dhe Marulas vendosi që të largohej nga banesa dhe jetonte me prindërit e saj. Pak ditë më vonë Haxhiaj ka shkuar në banesën e saj dhe e mori të dashurën me automjetin e tij dhe iu drejtuan banesës. Atje pas një debati, i kërkoi 19-vjeçares të qëndrojë në banesë, por ajo e refuzoi. I ofenduar nga refuzimi, ai e lidhi viktimën me litarë nga duart dhe këmbët dhe pasi e dhunoi e detyroi atë me marrë dy kokrra ilaç për të dështuar fëmijën.

Brenda pak minutash e reja e humbi fëmijën, e cila sipas mjekut ligjor ishte 6-8 javësh. Për shkak të dështimit të pa kontrolluar hemoragjia ishte e madhe, çka e detyroi autorin ta çojë të renë në spital. Por edhe atje Haxhiaj pasi i mori telefonin, e kërcënoi viktimën për të mos treguar asgjë mjekëve dhe policisë. Ngjarja u zbardh pas ndërhyrjes së mjekëve të cilët denoncuan rastin në polici dhe autori u vu në pranga. Atje ai pohoi se kishte kryer aktin pasi sipas tij nuk donte të të vinte në jetë fëmija.

greqia shqiptar

Sondazh

Poll