Aktualitet

Donte t'i ndërpriste shtatzëninë/ Shqiptari në Greqi lidh, dhunon dhe i jep drogë të dashurës 19-vjeçare

Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari që jetonte në Zakynthos akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë.

22 Shkurt 2024, 07:46 Nga M.B
Donte t'i ndërpriste shtatzëninë/ Shqiptari në Greqi
Foto ilustruese

GREQI- Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi dhuno dhe u bë shkak i abortit që pësoi e dashura e tij 19-vjeçare.

Mediat greke raportojnë se 27-vjeçari që jetonte në Zakynthos akuzohet se ka dhunuar dhe droguar të dashurën e tij 19-vjeçare, e cila ishte dhe shtatzënë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së martës, kur 27-vjeçari ka shkuar dhe ka marrë nga shtëpia 19-vjeçaren, e ka lidhur, e ka rrahur dhe e ka detyruar të marrë mjekim për të ndërprerë shtatzëninë. Të nesërmen në mëngjes, 27-vjeçari e dërgoi 19-vjeçaren në spitalin e Zakynthos, ku po trajtohet jashtë rrezikut, por shtatzënia e saj është ndërprerë.

Tashmë shqiptari akuzohet për dhunë në familje, ndërprerjes së shtatzënisë, dëmtimit të rrezikshëm trupor dhe vjedhjes, pasi i kishte marrë dhe celularin partneres së tij.

greqi shqiptar

Sondazh

Poll