Politike

Ringrihet Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta emëron gjyqtare Marsida Xhafellarin

13 Nëntor 2019, 14:57 Nga DOSJA
Ringrihet Gjykata Kushtetuese, Ilir Meta emëron gjyqtare Marsida

TIRANË- Gjykata Kushteutese tashmë është funskionale. Presidenti Ilir Meta ka emëruar dhe anëtaren e 6-të të kësaj gjykate, e cila është Marsida Xhaferllari. Meta dekretin e ka publikuar sot, dhe ky është emri i tij i dytë i emëruar prej tij.

Xhaferllari në renditjen e KED ishte e katërta, por kjo nuk e ka penguar Ilir Metën që ta zgjedh atë si anëtarën e Gjykatës kushtetuese. “Zonja Marsida Xhaferllari emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese”, shkruhet në dekret. 

DEKRETI I PLOTË

“PËR EMËRIMIN E GJYQTARIT TË GJYKATËS KUSHTETUESE”

Në mbështetje të neneve 93, 125 pikat 1 e 3, 129, 149/d pika 1, 179 pikat 2 e 12, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, neneve 7, 7/a pika 4, 7/b, 8 dhe 86 pika 4, shkronja “c” të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, pasi administrova “Listën Përfundimtare të Renditjes së Kandidatëve të lejuar për kandidim dhe Raportin e Arsyetuar të Renditjes së tyre për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese (vakancë e plotë) e shpallur nga Presidenti i Republikës me dekretin nr. 11133, datë 04.03.2019”, akte këto të miratuara nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me vendimet nr.132, datë 21.09.2019 dhe 133, datë 21.09.2019; pasi u njoha me të gjithë praktikën dokumentare të vendimmarrjes dhe vlerësimit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi për kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, përcjellë fillimisht nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi me shkresën nr. 553 prot., datë 08.10.2019 dhe plotësuar përfundimisht me shkresën e këtij organi me nr.714 prot, datë 07.11.2019; si dhe pasi vlerësova kandidatët e ngelur në garë për plotësimin e kësaj vakance, pas zgjedhjes nga Kuvendi në datën 11.11.2019, të dy anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, në përfundim vendosa të,

D e k r e t o j;

Neni 1

Zonja Marsida Xhaferllari emërohet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 11350
Tiranë, më 13.11.2019

PRESIDENTI I REPUBLIKËS

ILIR META

Gjykata Kushtetuese tashmë ka 6 anëtarë. Pas Vitore Tushës, e cila qëndroi në detyrë pasi kaloi të gjitha fazat e Vettingun, janë emëruar dhe 5 anëtarë të rinj. Kushtetuesja me 6 anëtarë do të jetë funskionale dhe të gjithë anëtarët do të nisin punën pas betimit tek Presidenti i Republikës. Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji janë anëtarët e gjykatës më të lartë në Shqipëri dhe do mbrojnë Kushtetutën.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta marsida xhaferllari meta dekreton xhaferllarin ne kushtetuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese gjykata kushtetuese me 6 anetare ilir meta marsida xhaferllari meta dekreton xhaferllarin ne kushtetuese nis ringritja e gjykatës kushtetuese

Sondazh

Poll