Politike

“Mini-shengeni Ballkanik”/ Endri Fuga kapet me Genc Pollon: Të jesh kundër pa e ditur përse je kundër, gjithçka që ës

13 Nëntor 2019, 10:17 Nga DOSJA
“Mini-shengeni Ballkanik”/ Endri Fuga kapet me Genc Pollon: Të

Tiranë- Drejtori i Komunikimit pranë kryeministrit Edi Rama ka reaguar ndaj kritikëve të “Minishengenit Ballkanik”. Ai është shprehur se nisma Shqipëri-Maqedonisës së Veriutdhe Serbisë nuk përmban asnjë nënshkrim, pasi është thjesht shprehje vullneti.

“Të jesh kundër, pa e ditur përse je kundër…Nisma Shqipëri-Maqedoni e Veriut-Serbi nuk përmban asnjë nënshkrim, pasi është thjesht shprehje vullneti dhe ndërmarrje hapash konkrete për të bërë të mundur gjithçka që është rënë dakord me kohë por që ende nuk është realizuar dot” shkruan në Twitter Endri Fuga pas reagimit të Genc Pollos.

Ky i fundit është shprehur më herët: “Qendrimi më i arsyeshëm, i sinqertë, e i ndershëm në nivel qeverie deri më tani vjen nga Mali i Zi. Qartë e shkoqur thuhet se “marrëveshja minishengen e iniciuar nga Vuçiç&Rama është e panevojshme pasi të gjitha synimet e shpallura realizohen nga marëveshjet ekzistuese”.

Më 10 nëntor në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet i vetëpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e  hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiç-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama endri fuga genc pollo mini shengeni ballkanit edi rama endri fuga genc pollo mini shengeni ballkanit

Sondazh

Poll