Politike

Kosova ‘rrëmben’ Ditmir Bushatin? Albin Kurti i propozon postin e ministrit të Jashtëm

13 Nëntor 2019, 06:27 Nga DOSJA
Kosova ‘rrëmben’ Ditmir Bushatin? Albin Kurti i propozon postin

Kosovë- Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati mund të marrë një post shumë të rëndësishëm në qeverinë e re të Kosovës. Deri më tani përflitet se  përveç publicistit Veton Surroi, për ministër të Jashtëm të Kosovës të një qeverie të mundshme  mes LDK-së dhe Vetëvendosje,  po përmendet edhe ish-kryediplomati Ditmir Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, që ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës  dhe po përmendet se është një nga emrat në radarin e Vetëvendosjes dhe LDK’së për ta emëruar në krye të diplomacisë së Kosovës.  Gazeta Ekspres shkruan se koalicioni i ardhshëm qeverisës planifikon që ta marrë ish-kryediplomatin në Kosovë.

Kohët e fundit në vendin tonë ka pasur një përplasje mes Edi Rama dhe Ditmir Bushatit. PS e Shkodrës ndodhet në kolaps që pas largimit nga drejtimi si koordinator i Ditmir Bushatit. Nuk kanë munguar kritikat e Bushatit ndaj qeverisë Rama. Pas largimit nga detyra si ministër i Jashtëm, vendin e tij në këtë post e zuri Gent Cakaj, një i ri nga Kosova.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike albin kurti ditmir bushati albin kurti ditmir bushati

Sondazh

Poll