Bota

Fermerët grekë mbërritën në sheshin Sintagma, bllokojnë rrugët me traktorë

Fermerët grekë zgjodhën të kulmojnë mobilizimet e tyre në qendër të Athinës duke protestuar ndaj dispozitave të CAP-së së re.

20 Shkurt 2024, 15:44 Nga E.d
Fermerët grekë mbërritën në sheshin Sintagma,
Fermerët gjatë protestës

ATHINË- Fermerët grekë kanë vijuar të protestojnë sot në Athinë, pas katër javësh që ndodhen në bllokada në të gjithë Greqinë. Dhjetëra traktorë kanë mbërritur në sheshin Sintagma, ndërsa fermerët nga Kreta dhe shumë rajone të vendit kanë mbërritur herët në mëngjes me anije dhe autobus. Fermerët grekë zgjodhën të kulmojnë mobilizimet e tyre në qendër të Athinës duke protestuar ndaj dispozitave të CAP-së së re. Qendra e Athinës është praktikisht e pakalueshme, ndërsa qarkullimi është i mbyllur për të lehtësuar lëvizjen e fermerëve që mbërrijnë me traktorë, mjete bujqësore, por edhe me metro.

“Ne do të kërkojmë që qeveria të na zgjidhë problemet”, thotë kryetari i federatës së bashkuar të shoqatave bujqësore të Kardicës, Kostas Tzellas. Fermerët nisën mobilizimet e tyre duke kërkuar ulje të kostos së energjisë elektrike, përmirësim të menjëhershëm të kushteve të Politikës së Përbashkët Bujqësore dhe ulje të kostos së naftës bujqësore.

 

fermerët

Sondazh

Poll