Bota

U dënua për shpifje ndaj Lukashenko-s, humb jetën në burg gazetari dhe opozitari bjellorus Igor Lednik

Lajmin për vdekjen e gazetarit e ka bërë të ditur Partia Socialdemokrate. Ai ishte dënuar me 3 vite burg dhe shëndeti i tij ishte përkeqësuar.

20 Shkurt 2024, 15:24 Nga N.F
U dënua për shpifje ndaj Lukashenko-s, humb jetën në burg
Igor Lednik

BJELLORUSI- Gazetari dhe opozitari bjellorus, Igor Lednik ka humbur jetën në burg. Lednik po vuante dënimin për një artikull të botuar në vitin 2022 dhe për të cilin u akuzua për shpifje ndaj presidentit të vendit, Alexander Lukashenko.

Lajmin për vdekjen e gazetarit e ka bërë të ditur Partia Socialdemokrate. Ai ishte dënuar me 3 vite burg dhe shëndeti i tij ishte përkeqësuar. Për shkak të përkeqësimit të shëndëtit ai iu nënshtrua një operacioni gastrointestinal dhe gjithashtu vuante nga probleme me zemrën. Ish- kandidatja presidenciale, Svetlana Tikanovskaya tha se vdekja e gazetarit ishte një simbol tragjik i brutalitetit të regjimit të Lukashenkos.

“Kjo vdekje është një simbol tragjik i brutalitetit të regjimit të Lukashenkos. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për çdo vdekje, për çdo hero të humbur,” tha ajo në llogarinë e tij X.

igor lednik burg vdekje

Sondazh

Poll