Bota

Sanduloviç: Vuçiç po punon kundër BE-së dhe NATO-s

Sanduloviç më tej ka ngritur edhe pikëpyetje nëse Lajçak dhe Borelli janë pjesë e atij konspiracioni serbo-rus në shpërbërjen e BE-së dhe fundin e NATO-s.

20 Shkurt 2024, 15:10 Nga N.F
Sanduloviç: Vuçiç po punon kundër BE-së dhe
Nikola Sanduloviç

SERBI- Politikani opozitar në Serbi, Nikola Sanduloviç së fundmi është shprehur se i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe udhëheqësi republikan i Këshillit të Nju Jorkut, Josep Borell duhet ta kuptojnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po punon kundër BE-së dhe NATO-s.

Sanduloviç më tej ka ngritur edhe pikëpyetje nëse Lajçak dhe Borelli janë pjesë e atij konspiracioni serbo-rus në shpërbërjen e BE-së dhe fundin e NATO-s.


“Si duhet ta interpretojmë atë? Ju keni heshtur mjaft, na keni borxh përgjigje”, shkroi Sanduloviç në X.

Politikani serb u dhunua brutalisht  shërbimi sekret serb pas homaxheve që bëri në Prekaz. Pas dhunimit Sanduloviç u arrestua edhe pse nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore duke sjellë reagime të shumta.

 

sanduloviç nato vuçiç

Sondazh

Poll