Bota

"Nuk më japin trupin e djalit, as nuk më thonë ku është", nëna e Navalny drejtuar Putin: Dorëzoje trupin ta varros në mënyrë njerëzore

Duke folur në një video të filmuar përballë burgut, nëna e tij, e veshur me të zeza, u ankua se nuk dinte as ku ishte kufoma e djalit të saj dhe i kërkoi Putin-it të jepte urdhrin për ta liruar atë.

20 Shkurt 2024, 14:17 Nga M.B
"Nuk më japin trupin e djalit, as nuk më thonë ku
nena e alexei navalny

MOSKË- Lyudmila Navalnaya, nëna e liderit të vdekur të opozitës ruse Alexei Navalny, kërkoi të martën që presidenti Vladimir Putin të dorëzojë trupin e djalit të saj në mënyrë që ajo të mund ta varroste. Duke folur në një video të filmuar përballë burgut, nëna e tij, e veshur me të zeza, u ankua se nuk dinte as ku ishte kufoma e djalit të saj dhe i kërkoi Putin-it të jepte urdhrin për ta liruar atë. Ajo gjithashtu i ka dërguar një letër zyrtare Putin-it me të njëjtën kërkesë.

“Për të pestën ditë nuk mund ta shoh, nuk më japin trupin e tij dhe as nuk më thonë se ku është. Të bëj thirrje Vladimir Putin. Zgjidhja e kësaj çështje varet vetëm nga ti. Më lër të shoh më në fund djalin tim. Kërkoj që trupi i Alexeit të lirohet menjëherë në mënyrë që ta varros në mënyrë njerëzore”, tha Navalnaya në mesazhin që u transmetua në kanalin Navalny LIVE në YouTube.

Aleatët e Navalny kanë cituar një hetues rus të ketë thënë se autoriteteve u duhen të paktën 14 ditë për të kryer teste të ndryshme kimike në trupin e tij dhe për këtë arsye nuk mund ta dorëzojnë ende kufomën e tij.

Kujtojmë se udhëheqësi i opozitës ruse Alexei Navalny, ka ndërruar jetë në burgun brenda Rrethit Arktik ku ai po vuante dënimin me 19 vjet burg për vepra që konsiderohen gjerësisht të motivuara politikisht. Ai u transferua në një koloni penale të Arktikut, e konsideruar si një nga burgjet më të vështira, në fund të vitit të kaluar. Sipas deklaratës nga burgu, Navalny u ndje keq pas një shëtitje dhe pothuajse menjëherë humbi vetëdijen.

alexei navalny

Sondazh

Poll