Bota

Gjendet të vdekur 16 anëtarë të një familjeje në Haiti, dyshohet për helmim

 Trupat u gjetën në qytetin Seguin, rreth 30 milje në jug të kryeqytetit Port-au-Prince.

20 Shkurt 2024, 13:18 Nga E.d
Gjendet të vdekur 16 anëtarë të një familjeje në
Foto ilustruese

HAITI- Gjashtëmbëdhjetë njerëz nga e njëjta familje u gjetën të vdekur në një qytet të largët malor në jug të Haitit, ndërsa mediat lokale të lajmeve theksuar se vdekjet u raportuan një ditë pasi familja mori pjesë në një varrim. Trupat u gjetën në qytetin Seguin, rreth 30 milje në jug të kryeqytetit Port-au-Prince.

Nuk ishte e qartë se çfarë i shkaktoi vdekjet, por dëshmitarët vendas i thanë Reuters se mund të ishte një rast helmimi. Policia dhe shërbimet shëndetësore u vendosën në zonë për të hetuar, sipas delegatit Jude Pierre Michel Lafontant, zyrtari më i lartë në departamentin Juglindor të Haitit.

Ndërsa vdekjet nuk kanë qenë të lidhura me bandat. Po ashtu grupet kriminale Haitiane janë bërë gjithnjë e më të fuqishme, pjesërisht për shkak të parave të zhvatura nga bizneset, si dhe nga banorët dhe familjet e viktimave të rrëmbimit, tregoi një raport nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional në fillim të këtij muaji.

 

haitit pierre michel lafontaine

Sondazh

Poll