Aktualitet

Theu urdhrin e mbrojtjes, dhunoi dhe kanosi nënën, arrestohet 46-vjeçari në Elbasan

Mësohet se nëna e 46-vjeçarit ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

20 Shkurt 2024, 11:04 Nga M.B
Theu urdhrin e mbrojtjes, dhunoi dhe kanosi nënën, arrestohet
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 46-vjeçar në Elbasan është arretuar pasi ka dhunuar dhe kanosur nënën e tij. Mësohet se nëna e 46-vjeçarit ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Po ashtu në njoftim thuhej se 46-vjeçari ka dëmtuar disa pajisje, në banesën e nënës së tij.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 46 vjeç, banues Elbasan, pasi ka kanosur dhe dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 46-vjeçari ka dëmtuar disa pajisje, në banesën e kësaj shtetaseje.

elbasan arrestim

Sondazh

Poll