Aktualitet

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Kurbin, bashkëpunëtorët në arrati dënohen me nga 30 vite burg

Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin.

20 Shkurt 2024, 10:46 Nga M.B

Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në Kurbin,

LEZHA- Gjykata e Lezhës ka dënuar me nga 30 vite burg, Oltion Vlashin dhe Klaudio Përkolen, të dy në arrati, si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Ngjarja ka ndodhur në muajin maj të vitit 2020 në një lokal në Kurbin. Të dënuarit akuzoheshin për veprat penale “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armbajtje pa leje”. Për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim.

Ky i fundit u arrestua disa muaj pas ngjarjes në Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj u prangos teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, pasi kishte mbetur i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me njërin prej viktimave, shtetasin Bujar Lika. Rasti në fjalë ndihmoi policinë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta.

Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po pinin kafe në një lokal në anë të autostradës Milot-Thumanë, ndërsa 4 autorët vepruan me një automjet me të cilin edhe u larguan.

vrasje bujar lika paulin gjergji

Sondazh

Poll