Aktualitet

Erzen Breçani transportohet nga paraburgimi në Spitalin e Burgut

Sipas burimeve për mediat, Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura, një fakt që e ka deklaruar më herët.

20 Shkurt 2024, 10:47 Nga r.ll
Erzen Breçani transportohet nga paraburgimi në Spitalin e Burgut
erzen brecani

TIRANË- Ish-nën drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, është transportuar nga paraburgimi, në ambientet e spitalit të Burgut. Sipas burimeve për mediat, Breçani vuan nga klaustrofobia, frika nga vendet e mbyllura, një fakt që e ka deklaruar më herët. Nga ana tjetër, Erzen Breçani, ka kërkuar zëvendësim mase dhe informacion nga SPAK në çfarë pike janë hetimet.

Kujtojmë se më 20 nëntor të 2023, SPAK lëshoi 11 urdhër-arreste për goditjen e grupit të strukturuar kriminal. Nga këto urdhër arreste u ekzekutuan 5 prej tyre, arrestimi i Erzen Breçanit ish drejtor i Policisë së Tiranës, Dedan Gjoni shefi i krimeve në Komisariatin numër 6, Bujar Ajezi, Besmir Murati të cilët u lanë në burg nga GJKKO. Po ashtu në Spanjë u arrestuar Ismail Zeneli, për të cilin kanë nisur procedurat për ekstradim.

erzen breçani

Sondazh

Poll