Bota

Kievi i bën thirrje Musk-ut: Bllokoni përdorimin e Starlink në territoret e pushtuara ukrainase

Starlink u përdorën gjerësisht nga forcat e armatosura të Ukrainës pas fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022 dhe ishin jetike për komunikimet në fushën e betejës.

19 Shkurt 2024, 22:55 Nga N.F
Kievi i bën thirrje Musk-ut: Bllokoni përdorimin e Starlink në
Elon Musk


UKRAINË- Kievi i ka kërkuar SpaceX-it të Elon Musk të bllokojë përdorimin e terminaleve të sistemit të komunikimit satelitor Starlink nga forcat ruse në territorin e pushtuar ukrainas. Terminalet Starlink u përdorën gjerësisht nga forcat e armatosura të Ukrainës pas fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022 dhe ishin jetike për komunikimet në fushën e betejës.

Shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, Kirylo Budanov i tha së fundmi Wall Street Journal se trupat ruse po përdornin mijëra terminale Starlink që i kishin marrë me ndihmën e ndërmjetësve.


SpaceX , e cila zotëron sistemin Starlink ka siguruar se nuk bën biznes me Kremlinin apo forcat e armatosura ruse. Zëvendëskryeministri i Ukrainës dhe Ministri i Transformimit Dixhital, Mykhailo Fedorov tha sot se Kievi i ishte afruar SpaceX para se të dihej përdorimi i terminaleve Starlink nga ushtria ruse.

“Kemi gjetur një algoritëm dhe kemi dorëzuar një propozim te SpaceX, jemi në komunikim me ta për të siguruar që nuk do të ketë incidente të tilla”, tha Fedorov, duke kujtuar se “SpaceX ka bërë diçka të ngjashme me qeverinë izraelite”.

elon musk space x starlink kiev

Sondazh

Poll