Aktualitet

Kanosje dhe mosbindje ndaj policisë, procedohen 3 persona në Korçë

Po ashtu u proceduan edhe 31-vjeçari me iniciale M.S dhe 29-vjeçari me iniciale S.S pasi në lagjen nr.1, Pogradec, gjatë një konflikti dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin me mjete prerëse.

19 Shkurt 2024, 16:10 Nga E.d

 

Kanosje dhe mosbindje ndaj policisë, procedohen 3 persona në
Policia

KORÇ- Procedohen tre persona në Korçë për vepra penale të ndryshme. Prokuroria nisi procedimet për 63-vjeçarin me iniciale L.H pasi ky person për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin tip Volkswagen të cilin drejtonte. Po ashtu u proceduan edhe 31-vjeçari me iniciale M.S dhe 29-vjeçari me iniciale S.S pasi në lagjen nr.1 në Pogradec, gjatë një konflikti dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin me mjete prerëse.

 

Njoftimi i Policisë:

DVP Korçë/Procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. H., 63 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Korçë-Maliq”, në afërsi të fshatit Biranj, ky shtetas për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë për të ndaluar automjetin tip “Volkswagen”, të cilin drejtonte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. S., 31 vjeç dhe S. S., 29 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.1, Pogradec, gjatë një konflikti dyshohet se kanë kanosur njëri-tjetrin me mjete prerëse. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

korçë

Sondazh

Poll