Aktualitet

Aksidentoi 4 këmbësorë dhe nuk qëndroi në vendin e ngarjes/ Arrestohet drejtuesi i mjetit dhe një tjetër person që e ndihmoi të largohej

Ndërsa në Komisariat është shoqëruar dhe një tjetër person me inicialet A.B i cili me mjetin e tij ndihmoi 28-vjeçarin të largohej nga vendi i aksidentit.

19 Shkurt 2024, 15:28 Nga S.N
Aksidentoi 4 këmbësorë dhe nuk qëndroi në vendin e
Foto Ilustrim

BURREL- Një 28-vjeçar është arrestuar pasi ka aksidentuar 4 këmbësorë dhe u largua  menjëherë nga vendi i aksidentit. Ndërsa në Komisariat është shoqëruar dhe një tjetër person me inicialet A.B i cili me mjetin e tij ndihmoi 28-vjeçarin të largohej nga vendngjarja. Aksidenti ndodhi në Burrel teksa 28-vjeçari me inicialet Y.XH  ishte duke drejtuar automjetin e tij tip “Benz”.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Aksidentoi 4 këmbësorë dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, lokalizohet, kapet dhe arrestohet 28-vjeçari. Shoqërohet në Komisariat dhe një shtetas tjetër, i cili me mjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit 28-vjeçarin. Në vijim të informaciont paraprak, ku në vendin e quajtur 'ish grumbullimi', në Burrel, shtetasi Y.Xh., duke drejtuar automjetin tip "Benz", aksidentoi 4 shtetas (këmbësorë), dhe u largua menjëherë nga vendi i aksidentit, si rezultat i veprimeve hetimore dhe intensive të kryera nga shërbimet e Policisë Rrugore në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat dhe shërbimet e Policisë Rrëshen, u bë i mundur lokalizimi i vendodhjes, kapja dhe arrestimi i drejtuesit të automjetit që shkaktoi aksidentin, shtetasit Y.Xh., 28 vjeç, banues në Mat.

Gjithashtu, u bë shoqërimi në Komisariat i shtetasit A.B., i cili me automjetin e tij, ndihmoi të largonte nga vendi i aksidentit shtetasin Y.Xh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

aksident burrel policia

Sondazh

Poll