Bota

Ish-kryeministri i dënuar i Tajlandës lirohet me kusht

Ai u lirua nga spitali policor ku po vuante dënimin e tij me një vit burg për korrupsiion dhe shpërdorim detyre

18 Shkurt 2024, 12:23 Nga S.N

 

Ish-kryeministri i dënuar i Tajlandës lirohet me kusht

TAJLANDË- Ish-kryeministri i dënuar i Tajlandës Thaksin Shinawatra ka mbërritur në rezidencën e tij në kryeqytetin e Tajlandës pas lirimit. Ai u lirua nga spitali policor ku po vuante dënimin e tij me një vit burg për korrupsion dhe shpërdorim detyre, shkruajnë mediat e huaja.

Thaksin prej 15 vitesh nuk jetonte më në Tajlandë por ndikimi i tij politik ishte akoma i ndjeshëm. Ai u arrestua gushtin e kaluar kur sapo u kthye në Tajlandë. Thaksin 74 vjeç nuk kaloi asnjë natë në burg pasi u ankua për probleme shëndetësore.

Thaksin fillimisht u dënua me 8 vite burg por pasi ai i dërgoi një letër falje mbretit, dënimi i tij u ul në një vit. Ai qëndroi në spitalin policor për 6 muaj.

 Partitë rivale të Tajlandës janë kundër vendimit të lirimit të tij me kusht dhe thonë se sëmundja ishte thjesht një justifikim. Ndërsa autoritetet tajlandeze thanë se Thaksin kishte të drejtë të lirohej me kusht për shkak të moshës.

Thaksin është udhëheqësi më i sukseshëm i Tajlandës, por ai u largua në vitin 2008 pasi u rrëzua nga një grusht shteti në 2006. Vitet e mërgimit të tij i kaloi në Londër dhe në Dubai.

thaksin shinawatra tajlande

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2024, 10:05 h.k

Trump shkund aleatët e NATO-s

Foto ilustruese SHBA-Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të madhe në alean...