Historia e Alexei Navalny dhe Yulia Navalnaya mes sakrificave dhe rezistencës
Foto ilustruese RUSI-Mbështetja e palëkundur e Yulia Navalnaya për bashkëshortin e saj, Alexei Navalny, nxjerr në pah fuqinë...
Teksa administrata e Bidenit ka fajësuar Kongresin për mosmbështetje ndaj Ukrainës, gjë që solli tërheqjen e forcave ukrainase nga Avdiivka.
SHBA- President i SHBA-ve Joe Biden i ka thënë Volodymyr Zelenksyt se 60 miliardë dollarë janë në rrugë të mbarë për Ukrainën. Edhe pse kjo ndihmë e parashikuar duhet të kalojë në Kongres, Biden i tha homolgut të tij ukrainas se kishte besim se do të miratohej.
Teksa administrata e Bidenit ka fajësuar Kongresin për mosmbështetje ndaj Ukrainës, gjë që solli tërheqjen e forcave ukrainase nga Avdiivka. Avdiivka është një portë kryesore për në kryeqytetin rajonal Donetsk.
“Ushtria e Ukrainës u detyrua të tërhiqej nga Avdiivka pasi ushtarëve ukrainas iu desh të raciononin municionet për shkak të pakësimit të furnizimeve si rezultat i mosveprimit të Kongresit”, tha në një deklaratë Shtëpia e Bardhë.
Disa ditë më parë Senati i SHBA-ve miratoi një paketë ndihme të huaj prej 95 milionë dollarësh prej të cilave 60 milionë dollarë ishin për Ukrainën. Kjo erdhi pas disa muajsh përplasjesh politike dhe ende po përballet me një betejë të vështirë në Dhomën e Përfaqësuesve ku anëtarët e Partisë Republikanë janë kundër masës.
"Shikoni, populli ukrainas ka luftuar me aq guxim dhe heroikisht, ata kanë vënë aq shumë në linjë dhe idenë se tani, kur atyre u mbarojnë municionet, ne do të largoheshim, më duket absurd. Më duket joetike, më duket në kundërshtim me gjithçka që jemi si vend”, shtoi ai. "Kështu që unë do të luftoj derisa t'u marrim municionin që u nevojitet dhe kapacitetin që u nevojitet për të mbrojtur veten”, tha Biden.
Situata në Ukrainë është e vështirë pasi forcat ruse po përparojnë dhe Ukraina ka mungesë artilerish. Pak ditë më parë Zelenky ishte në Gjermani dhe në Francë ku nënshkroi marrëveshje sigurie dhe bëri apel urgjent për më shumë armë.
"Mbajtja e Ukrainës në deficitin artificial të armëve, veçanërisht në mungesë të artilerisë dhe aftësive me rreze të gjatë veprimi i lejon Putinit të përshtatet me intensitetin aktual të luftës. Mos pyesni Ukrainën se kur do të përfundojë lufta. Pyesni veten, pse Putini është ende në gjendje ta vazhdojë atë”, tha Zelensky në një konferencë në Mynih.
Ukraian është në mënyrë kritike e varur nga aleatët e saj perëndimorë dhe nga SHBA-ja për furnizim me armë që të vazhdojë lutën e saj me Rusinë.
Foto ilustruese RUSI-Mbështetja e palëkundur e Yulia Navalnaya për bashkëshortin e saj, Alexei Navalny, nxjerr në pah fuqinë...
HAGË- Teatri i Operas në Hagë u kthye në një zonë lufte nga disa grupe rivale emigrantësh të cilët plagos...
Foto ilustruese SHBA-Me një personel ushtarak prej 1.3 milion vetash, Shtetet e Bashkuara kanë ushtrinë më të madhe në alean...
Foto ilustruese GJERMANI-Deri në vitin 2026, vetëm Ukrainado të humbasë ekuivalentin e rreth 120 miliardë dollarëve n&e...
Foto ilustruese RUSI-Nëna e Alexei Navalny nuk ka mundur të marrë trupin e Alexei Navalny pas vdekjes së tij në një burg n&e...
Foto ilustruese SHBA-Shkencëtarët thonë se kanë arritur të parashikojnë saktësisht se kur do të marrë fund sh...
Foto ilustruese RUSI-Christo Grozev, ishte gazetari bullgar, i cili zbuloi helmimin e Alexey Navalny në vitin 2020 dhe që është pjes&e...
Foto ilustruese KOSOVË- Pas raportimeve se në territorin e Kosovës janë parë forca serbe ka ardhur edhe reagimi i KFOR. Sipas...
Foto ilustruese KOSOVË- 16 vjet kanë kaluar prej se kur u shpall Kosova shtet i pavarur. Këto vite nuk kanë zbehur aspak kujtimet e pun...
Foto ilustruese INDI- Dhjetë persona mbetën të vdekur dhe 15 të tjerë u plagosën pas një shpërthimi në një...