16 Shkurt 2024, 19:20
Nga h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Sali Berisha , Kreu i Partisë Demokratke ka folur ditën e sotme në tubimin përpara shtëpisë së tij. Berisha i bëri thirrje qytetarëve për të dalë në protestë në 20 Shkurt.
Berisha: Miqtë e mi! Për ju, për ne, për çdo shqiptar kudo që ndodhet, në Shqipëri, emigracion dhe diasporë.
20 shkurti më shumë se çdo gjë tjetër është dita e dinjitetit tonë.
Sot ne jemi njerëzit më të përçmuar të Ballkanit, të Europës dhe më gjerë.
Sot ne jemi njerëzit më të nëpërkëmbur. Regjimi që sundon Shqipërinë, kontrollon vullnetin dhe votën tonë.
Shkatërron çdo ëndërr, mundësi dhe alternativë ndryshimi. Si asnjë komb tjetër ne përjetojmë një mobokraci, një diktaturë bande.
20 shkurti është dita të marrim Shqipërinë në dorë, është dita ti dalim vetes tonë, është dita të vendosim në piedestal dinjitetin tonë, është dita të ndahemi përgjithmonë nga tiranë të cilët përçmojnë dhe shkelmojnë dinjitetin dhe qenien tonë.
Miq!
Ne jemi njerëzit më të përçmuar.
Ne jemi njerëzit më të shpërfillur sepse të gjithë sa jemi këtu dhe kudo që ndodhemi, më shumë se gjysmën e të njohurve tanë nuk i kemi më në Shqipëri.
Janë larguar nga një tokë e bekuar sepse Edi Rama dhe klika e tij, organizata e tij kriminale, rilindja e tij kriminale e shndërroi Shqipërinë, dheun e tyre në tokë të mallkuar.
Ka shumë sot që e quajnë kombin tonë, një komb që po merr fund, që po shuhet, një komb që gradualisht po vdes. Dhe këta nuk janë armiq të Shqipërisë, por vëzhgues, soditës.
Mjerisht shqiptarët vetë janë të tillë. Kurrë ndonjëherë këtë katastrofë kombëtare nuk duhet ta pranojmë.
Nuk duhet të pranojmë këtë proces shkatërrimtar mbi qenien tonë kombëtare.
20 shkurti është dita, ‘o burra të shpëtojmë Shqipërinë’.
20 shkurti është dita të përballemi me më të keqen që kombi ka njohur në histori.
20 shkurti është dita e guximit pra, është dita në të cilën ne duhet të ftojmë për mbi 1 milionë shqiptarë që u larguan nga Shqipëria të përzënë nga kushtet e këtij regjimi.
20 shkurti është dita e të gjithë shqiptarëve që zotohen ti dalin zot kombit nga ky shkatërrim, si asnjë luftë tjetër.
sali berisha
Politike
16 Shkurt 2024, 19:13
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Berisha: 1 minutë heshtje për opozitarin e pamposhtur ndaj regjimit diktatorial, barbar të Vladimir Putinit, Al...
Politike
16 Shkurt 2024, 18:58
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Qeveria Shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rë...
Politike
16 Shkurt 2024, 18:04
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ditën e sotme Komisioni për Politikën e Jashtme ka miratuar si kandidaturë për ambasador në Maqe...
Politike
16 Shkurt 2024, 17:17
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Kryeministri Edi Rama ka reaguar ditën e sotme nga Konferenca e Mynihut mbi ngjarjet në Tik-Tok. Përmes një...
Politike
16 Shkurt 2024, 17:02
h.k
Foto ilustruese
BRUKSEL-Kryeministri Edi Rama pjesë e Konferencës është takuar me Johannes Hahn, zv/President i Komisionit Europian, i...
Politike
16 Shkurt 2024, 16:25
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka reaguar pas lajmit të vdekjes në burg të...
Politike
16 Shkurt 2024, 15:26
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Deputetet e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe Elda Hoti janë përjashtuar me 10 ditë nga jeta parlamenta...
Politike
16 Shkurt 2024, 14:08
N.F
Klevis Balliu
TIRANË- Shefi i organizimit në PD, Klevis Balliu ka mbajtur një deklaratë për medar ditën e sotme ku ka komentu...
Politike
16 Shkurt 2024, 14:00
r.ll
kuvendi
TIRANË- Partia Socialiste ka kërkuar masa disiplinore ndaj dy deputeteve demokrate Albana Vokshi dhe Elda Hoti.
Kërkesa e PS...
Politike
16 Shkurt 2024, 13:12
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është pyetur nëse do të ...