Bota

VIDEO/ Me duartrokitje të gjata në sallë, si u prit gruaja e Navalny në Konferencën e Mynihut pas lajmit për vdekjen e tij

Këto komente ajo i bëri teksa mbajti fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

16 Shkurt 2024, 17:20 Nga M.B

 

VIDEO/ Me duartrokitje të gjata në sallë, si u prit gruaja e
Yulia Navalny

MYNIH- Gruaja e opozitarit rus, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare ta luftojnë së bashku regjimin në Rusi. Këto komente ajo i bëri teksa mbajti fjalën e saj në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

“Nuk e di nëse duhet t’i besojmë lajmit të tmerrshëm. Ne nuk mund t’i besojmë Putinit dhe Qeverisë së tij. Por, nëse kjo është e vërtetë, do të doja që Putini dhe i gjithë stafi i tij, i gjithë rreth i tij, Qeveria e tij dhe miqtë e tij, ta dinë se do të ndëshkohen për atë që kanë bërë me shtetin tonë, me familjen time dhe me bashkëshortin tim”, tha Yulia Navalnaya për raportimet për vdekjen e bashkëshortit të saj në burgun rus.

Para nisjes së fjalimit dhe pas mbylljes, Yulia u prit me duartokitje të gjata nga audienca e sallës.

 

 

alexei navalni julia navalni

Sondazh

Poll