Aktualitet

Vrau fqinjin për një vend parkimi, flet para policisë Ilir Koçilja: Më kërcënoi dhe më shau

Konflikti e kishte zanafillën disa ditë para vrasjes, që sipas 35-vjeçarit Koçilja, ky i fundit i kërkonte të mos e parkonte makinën aty.

15 Shkurt 2024, 11:05 Nga r.ll
Vrau fqinjin për një vend parkimi, flet para policisë Ilir
autori dhe viktima

DURRËS- Një vrasje u shënua pak ditë më parë në qytetin e Durrësit, ku Ilir Koçilja qëlloi me thikë për vdekje fqinjin e tij, Halil Koka.  Autori i vrasje ka dëshmuar para oficerëve të policisë, ku ka treguar se sipas tij sherri mes dy fqinjëve që jetonin në një pallat ka nisur për parkimin e makinës së viktimës në hyrjen para pallatit.

Konflikti e kishte zanafillën disa ditë para vrasjes, që sipas 35-vjeçarit Koçilja, ky i fundit i kërkonte të mos e parkonte makinën aty. Koçilja tregoi se i kishte gërvishtur mjetin Halil Kokës pasi ky i fundit vazhdonte ta parkonte para pallatit.  Ai ka thënë se ditën e vrasjes, Halil Koka e kërcënoi dhe pas kësa ka ndodhur edhe veprimi i rëndë që i kushtoi atij jetën.

“Me Halili Kokën ishim fqinj. Kemi qenë shokë, por kohët e fundit nuk shkonim mirë me njëri-tjetrin. Ai linte makinën te hyrja e pallatit. I kisha thënë disa herë që mos ta linte aty se pengonte qytetarët që të kalonin për të shkuar në shtëpi. Kur i thashë mos e lër më makinën aty, ai më ofendoi. S’i ktheva përgjigje. Kur dola ditën tjetër e pashë makinën, po prapë të parkuar aty. Nga inati, ia gërvishta me thikë në pjesën e derës se pasagjerit dhe ika. Prapë ditën tjetër e kishte lënë aty dhe unë prapë ia gërvishta. Erdhi më kapi një ditë dhe më tha ti e ke gervishtur makinën time. Po i thashë unë ta gërvishta. Mos e lër më aty i thashë. Aty debatuam, kush je ti, kush jam unë. Nisi të më kërcënonte. Do të vras, do të fus në bagazh. Unë e kisha thikën me vete. E pashë që doli nga lagjia në rrugë kryesore, iu afrova dhe i thashë “ti do më marrësh zvarrë mua dhe do më futësh në bagazh”. Ai më shau. Aty m’u errësuan sytë dhe e qëllova me thikë”, ka thënë Ilir Koçilja në dëshminë e tij para policisë.

ilir koçilja halil koka durres

Sondazh

Poll