Aktualitet

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares, gjykata cakton masën "arrest në burg" për Altin Çokun

Ai deklaroi në sallën e gjyqit se fotot nuk i ka postuar ai, por dikush tjetër. 

15 Shkurt 2024, 10:51 Nga r.ll
Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e 27-vjeçares, gjykata cakton
altin coku

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Altin Çokun, i cili akuzohet se postoi fotot intime të 27-vjeçares e cila më pas kreu vetëvrasje. 

Ai deklaroi në sallën e gjyqit se fotot nuk i ka postuar ai, por dikush tjetër.  Altin Çoku akuzohet për veprën penale “Shkaktim të vetëvrasjes”, pasi duke e kërcënuar 27-vjeçaren se do t’i publikonte disa foto intime, ka shtyrë këtë të fundit të ndërmarrë aktin e rëndë.

Kujtojmë se 27-vjeçarja në Kamëz i dha fund jetës pak ditë më parë, duke u vetëhedhur nga tarraca e një pallati në Kamëz pasi i kishin shpërndarë një foto intime në rrjetet sociale. Viktima ishte e martuar në Kosovë dhe kishte dhe një vajzë 2 vjeçe. Martesa ishte në krizë dhe vajza kishte shkuar në familjen e saj në Kamëz. Gjatë kohës që qëndronte në Kamëz ajo pati një takim intim me Altin Çokun i cili gjatë kohës që ishin në hotel i kishte bërë një foto dhe e kishte publikuar në "Tik- Tok".

 

 

altin çoku

Sondazh

Poll